Ministri Arsimit nuk e komenton grevën e SBASHK’ut, thotë se shkollat profesionale janë prioritet i ministrisë

Autori:Gazeta Fjala

masht_1520780883-7222961

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka deklaruar sot se shkollat profesionale janë prioritet i tij dhe Qeverisë së Kosovës.

Këto komente i pari i MASHT-it i bëri në vizitën që i bëri shkollën profesionale “11 marsi” në Prizren, në nder të 57-vjetorit të themelimit të kësaj shkolle.

Bytyqi tha se Kosova ka nxënës të mrekullueshëm, por sipas tij ajo që duhet është një angazhim i mësimdhënësve t’iu ofrojnë dijen e nevojshme dhe shkathtësi të nevojshme. Ndërsa, shtoi se ata si udhëheqës të dikasterit të arsimit e kanë për obligim që të krijojnë kushte shkollave profesionale për mësimdhënësit.

Lëvdata për këtë shkollë në 57-vjetorin e themelimit pati edhe Jetmir Berisha nga Agjencioni për aftësim profesional. Viagra Jelly purchase Cialis Professional

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministri-arsimit-nuk-e-komenton-greven-e-sbashkut-thote-se-shkollat-profesionale-jane-prioritet-i-ministrise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala