Mini-tanket që do të përdoren në luftërat e së ardhmes

Autori:Gazeta Fjala

mini-tanke

Kompania britanike e mbrojtjes “BAE Systems” ka publikuar imazhe të mini-tankeve që mund të revolucionarizojnë luftën në të ardhmen.

Koncepti i ri, i koduar me emrin “Ironclad” është parashikuar që të bashkëpunojë në të ardhmen së bashku me mjetet e tjera tokësore, por edhe ajrore të telekomanduara, në mbështetje të trupave ushtarake në fushën e betejës.

Këto pajisje mund të përdoren për zbulime, të evakuojnë trupat ushtarake, si dhe të veprojnë si një njësi për asgjësimin e bombave, shkruan Top Channel.

Kompania britanike synon që në një të ardhme të afërt këto pajisje të jetë plotësisht autonome, duke vepruar pa u kontrolluar nga njerëzit. Aktualisht, këto modele janë të afta të veprojnë në një rreze deri në 1 kilometër.

Pajisjet do të paraqiten këtë javë në konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mini-tanket-qe-do-te-perdoren-ne-lufterat-e-se-ardhmes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala