Minatorët në Stanterg ndalin punën

Autori:Gazeta Fjala

trepca puntoret

Minatorët e Trepçës në Stanterg kanë ndërprerë punën të martën në mëngjes dhe janë ngujuar në njërin prej horizonteve të minierës. Ata kanë ftuar menaxhmentin e kësaj Ndërmarrje për të kërkuar nga ta sqarime shtesë në lidhje me zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

“Minatorët nuk e kanë të qartë çka ka po ndodhë me Trepçën dhe kërkojnë detaje shtesë nga menaxhmenti për të ardhmen e tyre”, i ka thënë Gazetes Fjala një minator i kombinatit në kushte anonimiteti.

Merret vesh se i tërë menagjmenti e sindikata kanë shkuar në Stanterg për të biseduar me punëtorët lidhur me zhvillimet e një dite më pare.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/minatoret-ne-stanterg-ndalin-punen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala