Milner bëri shaka me momentin kur Mane ishte i nervozuar me Salah, nuk kaloi shumë dhe senegalezi ia ktheu

Autori:Gazeta Fjala

hsdhdi7

Tashmë është bërë i njohur rasti i acarimit të Sadio Manes me Mohamed Salahun në ndeshjen e zhvilluar ndaj Burnleyt në fundjavën e kaluar.

Liverpooli ka bërë të ditur se kjo gjë është e harruar mes të dy lojtarëve dhe se nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

Jordan Henderson pas ndeshjes ka zbuluar se të gjithë ishin në disponim në dhomat e zhveshjes dhe senegalezi me egjiptianin u përqafuan mes vete për fitoren 3-0.

Salah ka reaguar pas acarimit të Manes gjatë largimit nga fusha, duke e rishpërndarë videon e Liverpoolit në ‘Instastory’ dhe duke lënë mbishkrimin: “Prisni pamjen e fytyrës së Roberto Firminos”.

Një tjetër reagim erdhi edhe nga James Milner që bëri shaka me senegalezin.

https://www.instagram.com/p/B16Kna7FJVW/?utm_source=ig_embed

“Ndoshta e kam keq lexuar këtë, por jam shumë i sigurt se Mane ishte duke reaguar ndaj meje se nuk e futa në lojë”, ka shkruar mesfushori i The Reds në Instagramin e tij.

Në lidhje me këtë mbishkrimin e lënë në foto, Mane i ka reaguar Milneri, duke i thënë se: “Kjo ishte ajo për çfarë u ankova”.

Mane nuk e kishte pranuar topin nga Salahu në përballjen ndaj Burnleyt, e që gjërat u acaruan mes tyre nga fundi i ndeshjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/milner-beri-shaka-me-momentin-kur-mane-ishte-i-nervozuar-me-salah-nuk-kaloi-shume-dhe-senegalezi-ia-ktheu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala