Militantët sulmojnë ministrinë e Jashtme të Libisë

Autori:Zekirja Shabani

5382f706-aa0b-4ee5-9228-96e1b87cabaf-cx0-cy10-cw0-w1023-r1-s_1545767823-9388301

Tre persona kanë vdekur edhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të militantëve në ministrinë e Jashtme të Libisë në Tripoli.

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në hyrje të ministrisë më 25 dhjetor.

Sulmuesi i dytë është qëlluar për vdekje nga rojet e sigurisë para se të shpërthente jelekun e tij, kanë thënë zyrtarë të Libisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ndonëse grupi terrorist, Shteti Islamik ka kryer sulme të ngjashme në këtë shtet.

Në mesin e personave të vdekur është edhe lideri i mirënjohur i grupit militant, Brigada Revolucionare, Abdul-Rahman Mazoughi.

Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL) ka dënuar sulmin dhe ka theksuar nevojën e “parandalimit të grupeve terroriste ashtu që të mos kthejnë Libinë në zonë për kryerjen e krimeve”.
Libia është përballur me trazira nga viti 2011 prej kur është rrëzuar nga pushteti dikatori, Muammar Qaddafi.

Ky shtet është i ndarë në mes të Qeverive rivale, të cilat mbështesin grupe të ndryshme të militantëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/militantet-sulmojne-ministrine-e-jashtme-te-libise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala