Milioneri Fisnik Ismajli

Autori:Gazeta Fjala

largea_auto_fisi14290994311429102510

Pasuria e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli, peshon miliona euro. Kapitali në kompaninë e “Karrota AD Sh.P.K”, ku është aksionar i vetëm, kapë vlerëën 1.2 milion euro.

Ndërkaq, para të gatshme sipas deklarimit të pasurisë, Ismajli ka 1,200 euro në NLB. Po në këtë bankë ai ka një kredi 60 mijë euro, të cilën e ka marrë për blerje të banesës 58 metra katrorë.

Ai ka në pronës edhe një banesë tjetër, 37 metra katrorë, të trashëguar në vlerë 40 mijë euro.

Ismajli ka deklaruar një veturë në vlerë 8 mijë euro dhe mobile e orendi të blera nga viti 2008 deri në vitin 2014 që kanë vlerë 12 mijë euro. Gjithashtu ka deklaruar teknikë në vlerë 8 mijë euro.

Fisnik Ismajli merrë 7 mijë euro në vit si pagë deputeti ndërsa bashkëshortja e tij ka 12,471.60 euro në vit të ardhura nga British Council./Gazeta Fjala /

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/milioneri-fisnik-ismajli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala