Milionerët e Kosovës borxhli të bankave sllovene (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

borxh

Mbi 13.9 milionë euro ia kanë borxh 10 kompani kosovare bankave sllovene, të cilat janë përcjellë me telashe financiare që nga viti 2013.

Kompanitë që udhëhiqen nga biznesmen të fuqishëm në Kosovë, si Birra Peja, Dukagjini, Lesna Jona Med e të tjera figurojnë në listën e borxhlinjve të cilët duhet ti kthejnë këto para me çdo kusht, shkruan Gazeta Fjala.

Kompania e cila merret me menaxhimin e aseteve bankare në Slloveni BAMC ka nxjerrë në shitje, të enjten, borxhet e bizneseve të identifikuara si të Kosovës dhe është në pritje të ofertave nga mbledhësit e borxheve siç njihen ndërmarrjet e specializuara për këto çështje.

BAMC është themeluar në mars të vitit 2013 për menaxhimin e aseteve jo performuese të bankave “NLB” dhe “NKBM” për të marrë në menaxhim një vit më vonë edhe asetet e bankave “Abanka” si dhe “Banka Celje”.

Kushdo që i blen ato, sipas njoftimit për tender, merr përsipër përveq obligimeve financiare edhe interesat dhe pagesat e proceseve gjyqësore.

Gazeta Fjala sjellë listën e plote të kompanive dhe borxhet e tyre.

BIRRA PEJA SH.A.: 813.699,76 EUR,

DUKAGJINI SH.P.K.: 3.525.661,41 EUR,

GEKOS SH.P.K.: 1.700.618,27 EUR,

JONA MED SH.P.K: 467.953,21 EUR,

LESNA SH.P.K.: 2.453.428,93 EUR,

LINE GROUP SH.P.K.: 54.832,47 EUR,

N.P.T. AGRO – TRADE SH.P.K.: 454.918,17 EUR,

QENDRA KARDIALE E KOSOVES – SH.P.K.: 2.281.250,16 EUR,

TOBAKOS SH.P.K.: 1.965.279,25 EUR,

N.SH.P. MCM: 209.646,11 EUR,

TOTAL: 13.927.287,74 EUR

listaa biz

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/milioneret-e-kosoves-borxhli-te-bankave-sllovene-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala