Miley Cyrus vazhdon të argëtohet me të dashurën e re, Kaitlynn Carter

Autori:Gazeta Fjala

17953074-7417637-All_smiles_She_also_had_a_maroon_purse_slung_over_her_shoulder_w-m-7_1567414742398

Përderisa është në proces të shkurorëzimit me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth, Miley Cyrus, vazhdon të kalojë kohë me blogeren Kaitlynn Carter.

Të dyja dje (e diel), janë parë duke darkuar pranë njëra-tjetrës, ku bashkë me to ishte edhe nëna e këngëtares Cyrus, Tish.

Artistja 26-vjeçare është parë duke e përqafuar ish-gruan e Brody Jenner, 30 vjeçe, pas puthjes që dhuruan në Liqenin Como të Italisë, në gusht.

Bukuroshet ishin veshur njëjtë me bluza të bardha dhe këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” kishte të vendosur byzylykë të ndryshëm e unaza të shumta të arit.

Ndërkohë, Miley në MTV VMAs 2019 dhuroi performancën e parë emocionale që pas ndarjes me Liam, me këngën e re “Slide Away”, që thuhet se i dedikohet ish-it të saj.

Biondja në ngjarjen më të madhe të muzikës po ashtu ishte e shoqëruar nga Kaitlynn, ku pas përfundimit u panë duke dalë së bashku.

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: Backgrid)

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: Backgrid)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/miley-cyrus-vazhdon-te-argetohet-me-te-dashuren-e-re-kaitlynn-carter/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala