Milan vendos për fatin e Montellas

Autori:Gazeta Fjala

moentella_1507724045-6111459

Vincenzo Montella nuk do të shkarkohet nga Milani edhe nëse e humb derbin ndaj Interit

Marco Fassone, shefi i Milanit, ka insistuar se “Derbi della Madonnina” nuk do të jetë vendimtar për fatin e trajnerit Vincenzo Montella. Por, ai shpreson se rindërtimi i Rossonerëve nuk do të shkojë gjatë.

Nuk do të jetë derbi vendimtar për Montellan. Trajneri ka përkrahjen e plotë dhe përsëris se kam besimin e plotë për të”, ka deklaruar Fassone për mediat italiane, përcjell Express.

“Filluam një projekt afatgjatë, jo vetëm për 7-8 ditë. E dimë se merr kohë, por ne shpresojmë të mos zgjasë shumë. Derbi nuk do të jetë vendimtar as për Milanin. E dimë se është ndeshje e rëndësishme sepse nisim takimin pas dy humbjeve, por ‘vendimtare’ është fjalë e madhe”, ka theksuar ai.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/milan-vendos-per-fatin-e-montellas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala