Migrimi zgjon Atifeten

Autori:Gazeta Fjala

z_2564

Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa kanë kërkuar nga organet e rendit të luftojnë grupet kriminale që po ndihmojnë qytetarëve e Kosovës të ikin jashtë Kosovës në mënyrë ilegale për në vendet e BE’së.

Në një takim të vonshëm të së enjtes mes tyre dhe me disa nga përfaqësues të institucioneve tjera përfshirë edhe policinë u diskutua për hapat që duhet ndërmarrë në zgjidhjen e çështjes së migrimit ilegal.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, së bashku me bartësit e institucioneve përgjegjëse të Kosovës, biseduan për mënyrat e zgjidhjes së çështjes së migrimit ilegal, përmes vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës për politikat e shteteve të BE-së ndaj azilkërkuesve, adresimit të shkaqeve të migrimit ilegal, forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit që do të parandalonte edhe grupet kriminale që të përfitojnë në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe ndërmarrjes së hapave për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, me ftesë të tyre, gjatë ditës kanë takuar edhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për të biseduar për bashkëpunimin në çështjen e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/migrimi-zgjon-atifeten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala