MIE-ja ndan 5 mijë euro për furnizim me mobilje (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

mobiljeee

Ministria e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj duket se kujdeset shumë për zyret në të cilat realizohen projektet që bëhen në kuadër të Ministrisë që udhëheq.

MIE-ja ka shpallë tender në vlerë prej 5 mijë euro, për furnizim me mobilje për zyrën e projektit Tëining Support Kosovo.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës që ka publikuar MIE-ja në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Gazeta Fjala.

Të interesuar për këtë tender kanë qenë gjashtë kompani, e fitues është ”Graniti” Shpk. “Kontrata është dhënë më 6 shtator 2017, ndërsa nënshkrimi i saj planifikohet të bëhet më 14 shtator 2017”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP. /Gazeta Fjala/.

mobilje

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mie-ja-ndan-5-mije-euro-per-furnizim-me-mobilje-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala