Meteorologët parashikojnë dimër të ftohtë

Autori:Gazeta Fjala

161577932_b14ffbedcb_z-640x460

Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në fillim të stinës së tij, pra, jo në muajin dhjetor.

Meteorologët, të cilëve u referohet AgroWeb.org deklarojnë se stina e dimrit do të nisë jo si zakonisht, muaji dhjetor do të karakterizohet nga temperatura relatavisht të larta për këtë stinë duke lëvizur midis 12-17 gradë celcius.

Por, gjithçka do të ndryshojë gjatë muaji janar. Temperatura ekstremisht të ulëta do të karakterizojnë gjithë Europën, përfshirë dhe Shqipërinë.

Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara.

Meteorologu amerikan Todd Crawford, thotë se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/meteorologet-parashikojne-dimer-te-ftohte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala