Meta dhe Haradinaj vizitojnë familjen Abazi në Gjilan

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-2

Presidentit i Shqipërisë , Ilir Meta, i cili po qëndron në Kosovë gjatë ditës së mërkure ka vizituar edhe familjen Abazi e cila humbi dy djemtë në tërmetin e 26 nëntorit.

Meta në vizitën që është duke bërë në Gjilan është shoqëruar edhe nga Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.

Po ashtu pjesë e kësaj vizite është edhe ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Paraprakisht, Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka ndarë dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik si dhe ka zhvilluar një takim me kreun e LDK-së Isa Mustafën dhe nënkryetarët e kësaj partie./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/meta-dhe-haradinaj-vizitojne-familjen-abazi-ne-gjilan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala