Messi ka një kërkesë për Barcelonën

Autori:Gazeta Fjala

messiu

Leo Messi nuk dëshiron ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën në një konferencë për media plot me njerëz.

Ai preferon një takim të thjeshtë me presidentin Bartomeu dhe më pas klubi t’i shpërndajë fotografitë, shkruan AS, përcjell Express.

Messi dëshiron që e gjitha të jetë private, pa kamera apo media para tij.

Leo po kërkon ta bëjë atë që e ka bërë gjatë nënshkrimit të shtatë renovimeve të kaluara me Barçen: ta vizitojë zyrën e presidentit, të nënshkruajë shpejt, t’i shtrëngojë duart me zyrtarët e Barçes dhe më pas secili në shtëpinë e vet.

Shumë shpejt Messi pritet ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës që do ta mbajë atë në Barcelonë deri në vitin 2021.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/messi-ka-nje-kerkese-per-barcelonen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala