Messi humb betejën ligjore ndaj ‘ABC’

Autori:Zekirja Shabani

Messi-1024714

Lionel Messi humbet betejën ligjore ndaj të përditshmes spanjolle ABC. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës kishte ngritur padi ndaj kësaj të përditshmeje që publikoi një artikull për parregullsi në llogaritë e Fondacionit të tij.

Por Gjykata e Shkallës së Parë në Gava të Barcelonës, e hodhi poshtë pretendimin e Lionel Messit që kërkoi edhe një dëmshpërblim për 202 786 Euro ndaj ‘ABC’ dhe tani do të duhet të paguajë të gjitha shpenzimet.

Lajmin për parregullsitë ne Fondacionin e Lionel Messit, ABC e publikoi në maj të vitit 2017. Në atë artikull kjo e përditshme tregon se ky Fondacion u krijua në periudhën 2007-2015 për të fshehur e mos deklaruar të ardhura për shtetin spanjoll dhe Argjentinas me vlerën e 10 milionë Euro. Kjo e përditshme thekson gjithashtu se duke parë se në atë kohë futbollisti kishte problemet e tij fiskale, në 2013 ky Fondacion u regjistrua në Barcelonë.

Seanca gjyqësore në lidhje me këtë padi u mbajt në 18 korrik dhe vendimi që i jep të drejtë ABC u dha në 27 shtator. Në atë vendim të gjykatës, prevaloi puna e gazetarit dhe lirua e medias mbi nderin e akuzuesit. Në të theksohej gjithashtu se të dhënat e publikuara janë të vërteta deri në momentin që të vërtetohet e kundërta.

Për më tepër, në seancë, Fondacioni Messi solli edhe dy dëshmitarë të cilët vërtetuan se ky organizëm nuk ishte i regjistruar deri në vitin 2013 dhe se 90% e të ardhurave vinin nga Barcelona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/messi-humb-betejen-ligjore-ndaj-abc/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala