Mësohet emri i lojtarit tjetër që do të largohet falas nga Arsenal

Autori:Zekirja Shabani

sadsa

Arsenal janë të gatshëm të lejojnë largimin e sulmuesit Danny Welbeck si lojtar i lirë në fund të sezonit, kur kontrata e tij përfundon me skuadrën nga ‘Emirates Stadium’.

Ish sulmuesi i Manchester United po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi i rëndë i pësuar në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sporting Lisbonës në fillim të muajit nëntor.

Skuadra nga Londra nuk ka përcaktuar një afat kohor të rikthimit të 28 vjeçarit, por frikësohet se ai do të mbetet jashtë fushave edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Arsenal edhe pse po punon që Welbeck të rikthehet sa më parë në fushë, nuk janë të gatshëm që t’i ofrojnë atij zgjatjen e kontratës, shkruan The Times.

Unai Emery është i gatshëm që të lejojë largimin e Danny Welbeck dhe Aaron Ramsey në fund të sezonit, për t’u hapur vend prurjeve të reja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mesohet-emri-i-lojtarit-tjeter-qe-do-te-largohet-falas-nga-arsenal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala