Mësimdhënësit në Kosovë, pagat më të larta në rajon

Autori:Gazeta Fjala

Teacher pointing to raised hands in classroom

Punonjësit e arsimit do duheshin që sot  të ishin para nxënësve të tyre duke u ligjëruar.

Por nxënësit e Kosovës po hyn në javën e dytë që nuk po i vijojnë mësimet,shkruan gazeta inFokus.

Ndonëse, Kryeministri Ramush Haradinaj u ka bërë ofertë për të ndërprerë grevën, SBASHK-u e ka refuzuar.

Sipas ofertës së tij për këtë kategori do të ketë rritje prej 54 eurove.

Rroga minimale e punonjësve të arsimit do të jetë 501 euro, për nivelin parashkollorë.

Ndërsa më e madhja 597 euro për mësimdhënësit në shkolla të mesme.

Sipas kësaj oferte mësimdhënësit në Kosovë kanë rrogën më të madhe në rajon.

Paga e një mësimdhënësi në Shqipëri është 477.85 euro.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në raportin për tregun e punës dhe arsimit tregon se një mësimdhënës paguhet 59,921 lekë, apo 477.85 euro.

Një mësimdhënës në Maqedoni Veriore paguhet 365.74 euro.

“Për një mësimdhënës paga në vitin 2018 ishte 22,488 denarë [365.74 euro]”, thuhet në raportin “Maqedonia në numra, 2018”, prezantuar nga Enti i Statistikave të Maqedonisë Veriore.

Pavarësisht kësaj, SBASHK’u konsideron se vendimi që ka marrë kryeministri Haradinaj është vetëm 10 për qind e koeficientit të mësimdhënësve dhe jo 30 për qind siç po kërkojnë ata ,prandaj edhe kanë vendosur që ta vazhdojnë grevën./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mesimdhenesit-ne-kosove-pagat-me-te-larta-ne-rajon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala