Mesazhi emocionues i Ragip Xhakës pas golit të bukur të Granitit

Autori:Gazeta Fjala

ra_1552249632-4338913

Ragip Xhaka është krenar me të arriturat e Taulant dhe Granit Xhakës.

Granit Xhaka ka shkëlqyer sërish për Arsenalin në Premierligë.

Ai ka shënuar gol në fitoren 2-0 ndaj Manchester Unitedit në “Emirates”.

Pas paraqitjes fantastike, ka reaguar edhe babai i lojtarit, Ragip Xhaka.

Në një prononcim për Gazetën Express., ai ka thënë: “Jam krenar që ju kam Taulant dhe Granit Xhaka. Jam babai më i lumtur në botë kur ju më respektoni dhe me disiplinën e suksesin që po e tregoni në sport”.

“Granitit ia uroj fitoren kundër Manchesterit dhe jam krenar që golin na e urove zemrën tënde bujare. Të uroj fat dhe suksese, urime për golin”, ishin fjalët e babait të Granitit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mesazhi-emocionues-i-ragip-xhakes-pas-golit-te-bukur-te-granitit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala