Merkel uron Haradinajn, ia përkujton dialogun me Serbinë, Demarkacionin dhe korrupsionin

Autori:Gazeta Fjala

angela merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka uruar Ramush Haradinajn me rastin e zgjedhjes për kryeministër të ri të Kosovës, duke thënë se ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen nga ana e tij.

“Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër. Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira.

Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj.

Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës.

Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë. Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses”, thuhet në urim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/merkel-uron-haradinajn-ia-perkujton-dialogun-me-serbine-demarkacionin-dhe-korrupsionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala