Mercedes kampion i Formula 1 për herë të gjashtë radhazi

Autori:Gazeta Fjala

skysports-lewis-hamilton-mercedes_4801662-600x360

Mercedesi e ka fituar titullin e gjashtë radhazi të konstruktorëve në Formua 1, duke e barazuar rekordin e Ferrarit.

Duke e theksuar statusin e mbretit të epokës së hibridit në Formula 1, Mercedesi fitoi në Japoni falë Valterri Bottas që doli i pari dhe Lewis Hamiltonit që doli i treti.

Ky rezultat konfirmon, po ashtu, se njëri prej shoferëve të Mercedesit do të shpallet kampion i shoferëve këtë vit, me Hamilton që i ka gjasat shumë të mëdha.

Edhe pse beteja do të vazhdojë me garën e radhës në Meksikë më 27 tetor, vetëm Hamilton apo Bottas mund të shpallen kampion të Formua 1, pasi të gjithë garuesit e tjerë që nuk janë të Mercedesin kanë mbetur jashtë garës edhe matematikisht.

Mercedesi do të bëhet ekipi i parë që i fiton gjashtë tituj radhazi në dy kategoritë, të shoferit dhe konstruktorëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mercedes-kampion-i-formula-1-per-here-te-gjashte-radhazi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala