Mediat serbe: Trepça-Cervena Zvezda luhet nesër në Serbi

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-7-2

Gazeta serbe, “Kurir” ka raportuar ndeshja e paraparë nga Serbia te zhvillohej në Zveqan mes ekipit Trepçës dhe Cervena Zvezdës përfundimisht u ndalua nga policia e Kosovës dhe se ndeshja do të zhvillohet nesër në Serbi ,e jo në Kosovë siç ishte paraparë.

Këtë gjë e konfirmoi vet menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Crvena Zvezdës, i cili ka thënë se e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

“E kemi të ndalur të hyjmë në Kosovë, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Terzic, sipas mediave serbe.

Gjithashtu, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ishte kategorike kundër zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe insistimi i tyre rezultoi me sukses./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mediat-serbe-trepca-cervena-zvezda-luhet-neser-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala