Mediat serbe reagojnë ashpër për skandalin me fotografinë – ja çka thonë

Autori:Gazeta Fjala

flora-brovina-dhunimet-ne-kosove-gjate-luftes-600x360

Prezantimi i djeshëm i fotografive nga Flora Brovina, e cila pretendonte se aty figurojnë serbët duke dhunuar një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë, ka nxitur reagimin e mediave serbe.

Në një artikull të publikuar së fundi nga B92, shkruan se ”Prishtina po përdorë pornografi të Irakut për të akuzuar ende serbët për përdhunim”.

Ky reagim i tyre erdhi pasi origjinaliteti i tyre u kontestua më pas kur u nxorën në pah imazhet e prezantuara nga Flora Brovina për të cilat thuhet janë të shkrepura në Irak.

Më tej mediumi serb ka shtjelluar edhe gjithë zhvillimin e djeshëm të ndodhur kur fotografia u shfaq papritur të enjten në Kuvendin e Kosovës pas publikimit të bërë nga Flora Brovina.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mediat-serbe-reagojne-ashper-per-skandalin-me-fotografine-ja-cka-thone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala