Më shumë se gjysma e kosovarëve me pikëpamje të majta ekonomike

Autori:Gazeta Fjala

bursa-ekonomia-tregje-765x383

Një anketë 48 orëshe nga portali “Buletini Ekonomik” ka nxjerrë shifra interesante sa i përket pikëpamjeve të qytetarëve mbi modelin ekonomik që ata do ta preferonin.

Në pyetjen e anketës se kosovarët a kanë më shumë prirje të majta apo të djathta, 57 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se janë të majtë, kurse 43 për qind të djathtë.

Në total kanë qenë 257 vota, prej të cilave 147 janë deklaruar të majtë, ndërsa 110 tjerë janë deklaruar të djathtë.

Sa për t’ua kujtuar edhe njëherë E majta beson në: Risdistribuimin e të ardhurave; tatime më të larta për të pasurit; shpenzime më të larta të qeverisë për programe sociale dhe infrastrukturë; rregullim më i madh për biznesin; ndërhyrje më e madhe e shtetit në ekonomi.

E djathta beson në: Taksa më të ulëta dhe më pak rregullim mbi bizneset; shpenzime më të vogla qeveritare; buxhet i balancuar; ndërhyrje më e vogël e shtetit në ekonomi.

Njëherit, kjo është një ndër anketat e rralla për këtë temë në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/me-shume-se-gjysma-e-kosovareve-me-pikepamje-te-majta-ekonomike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala