Më shumë se 4 miliardë euro Kosova ia dha Serbisë

Autori:Gazeta Fjala

Jar0006640
Lorries queue on the M20 during 'Operation Stack' after yesterday's fire in the channel tunnel.

Nga përfundimi i luftës e deri më tash Kosova importoi nga Serbia produkte ushqimore dhe joushqimore në vlerë prej më shumë se 4 miliardë eurosh. Ndërkaq prodhuesit kosovarë për gati dy dekada në këtë shtet kanë eksportuar prodhime në rreth 100 milionë euro, shkruan sot

Shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të rriten nga viti në vit, pavarësisht përkeqësimeve të raporteve politike mes këtyre dy shteteve.

Nga përfundimi i luftës e deri më tash Kosova importoi nga Serbia produkte ushqimore dhe joushqimore në vlerë prej më shumë se 4 miliardë eurosh. Ndërkaq prodhuesit kosovarë për gati dy dekada në këtë shtet kanë eksportuar prodhime në rreth 100 milionë euro.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës shihet se importet nga Serbia në vitin 2015 kanë arritur në 382 milionë euro derisa në anën tjetër eksportet e Kosovës në vitin 2015 kanë arritur maksimumin në 32 milionë euro. Duke u bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave shihet se importet serbe marrin pjesë me 14,5 për qind të totalit të përgjithshëm të importeve të vendit e që ka rritje në raport me vitet paraprake.

Selatin Kaçaniku, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, thotë se qytetar konsumator i Kosovës vazhdimisht manipulohet nga bizneset importuese, marketet, por edhe tregtarët. Sipas tij, trajtat e manipulimit janë më të sofistikuara siç janë të përgatitur mekanizmat e mbikëqyrjes e inspektimit të tregut dhe të mbrojtjes së qytetarit konsumator. “Faktikisht kemi të bëjmë me vartësi të ndikuar e të imponuar e jo me vartësi reale”, ka thënë Kaçaniku.

Sipas tij, të gjitha produktet, nga të gjitha shtetet me të cilat Republika e Kosovës nuk ka kontrata bilaterale të tregtisë, mund të jenë të rrezikshme./Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/me-shume-se-4-miliarde-euro-kosova-ia-dha-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala