Me Ligjin për investime, privatizim pa tender

Autori:Gazeta Fjala

kuvendi-ks-640x352

Me Ligjin për Investime Strategjike, Qeveria e Kosovës mund t’i privatizojë ndërmarrjet publike, pa shpallur tender fare.

Përvec kësaj, ky ligj, i cili u miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, sjellë një metodë të re në Kosovë, pasi eleminon konkurrencën kur bëhet fjalë për investimet e mëdha strategjike që ndikojne në uljen e papunësisë, shkruan Gazeta Fjala.

Ligji parashe edhe sektorët më me se shumti rëndësi strategjike. Listës i prinë energjetika dhe minierat.

Megjithatë, përkundër synimit të mirë që ka ky ligj, pra uljen e nivelit të papunësisë, eliminimi i konkurrencës sjell në vete edhe shumë rreziqe. Kjo ka qenë edhe njëra ndër vërejtjet kryesore që i kanë dhënë Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike e Politike (GSJP) këtij projektligji. Vërejtje të ngjashme kanë bërë edhe zyra e BE-së.

Kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa kohë më parë kishte potencuar se ky ligj pritet të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja në Kosovë përmes tërheqjes së investitorëve strategjik, ngase këta të fundit kanë refuzuar të përfshihen nëpër procedurat tenderuese në të kaluarën. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/me-ligjin-per-investime-privatizim-pa-tender/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala