Me 9-të shkurt vendoset nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

Autori:Gazeta Fjala

haradinaj-3

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të dalë me 9-të shkurt para Gjykatës së Colmanit në Francë, ku për të do të merret vendimi për ekstradim ose jo në Serbi.

Lajmin për ditën e gjykimit të Haradinajt në Francë, e ka bërë të ditur avokati i tij në Kosovë Arianit Koci, i cili ka thënë se “lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrojtjes”.

“Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese, mbahet me datën 9 Shkurt 2017”, ka deklaruar Koci.

Haradinaj ishte arrestuar në Aeroportin e Bazelit në Francë, me 4 janar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/me-9-te-shkurt-vendoset-nese-haradinaj-ekstradohet-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala