Me 2018 u konfiskuan mallra në vlerë prej 10 milionë euro

Autori:Gazeta Fjala

taksaaa (1)

Dogana e Kosovës gjatë këtij viti ka konfiskuar mallra në vlerë prej10 milionë eurosh. Kështu bëri të ditur për Radio Kosovën zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci. Ai tha se nga gjobat janë inkasuar mbi 600 mijë euro.

Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive të tjera të paligjshme, gjatë këtij viti ka ndërmarrë aksione dhe kontrolle të shtuara. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, shprehet se varësisht se cili lloj i mallit konfiskohet, kontaktohen agjencitë përkatëse. Ai sqaroi se mallrat ushqimore të konfiskuara trajtohen nga Agjencia e Ushqimit.

“ Nëse kemi të bëjmë me mallra ushqimore, ne e kontaktojmë Agjencinë e Ushqimit se a mund të shitën ato mallra apo të asgjësohen. Shpesh kemi pasur edhe asgjësime të produkteve ushqimore”, tha Stavileci.

Ndërkaq për sa i përket automjeteve të konfiskuara, Stavileci tha se ato dalin në ankande pas përfundimit të procedurave të kundërvajtjes. Sipas Stavilecit, Dogana e Kosovës mision ka inkasimin e mjeteve për buxhetin e vendit dhe jo grumbullimin e mallrave.

“ Një pjesë e këtyre mallrave shitet në ankande, pasi që dogana interes kryesor ka arkëtimin e të hyrave për buxhetin e Kosovës e jo grumbullimin e mallrave”, tha ai.

Ndryshe gjatë këtij viti dogana ka inkasuar të hyra për buxhetin e Kosovës mbi 900 milionë euro. Ndërkaq pritet që deri në fund të vitit të inkasohen rreth 1 miliard euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/me-2018-u-konfiskuan-mallra-ne-vlere-prej-10-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala