McGregor nënshkruan kontratën për duelin me Mayweatherin

Autori:Gazeta Fjala

auto_50a72909-1181-455a-bf31-1c50170abc091495094096

Kampioni i UFC-së, Conor McGregor, ka pohuar të ketë nënshkruar marrëveshjen për përballjen me ish-kampionin e boksit, Floyd Mayweather.

“Pjesa më e rëndësishme e kësaj kontrate historike edhe zyrtarisht është nënshkruar”, ka thënë McGregor për themaclife.com. “Urime për palët e përfshira”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se tani pret që 40-vjeçari Maywather të nënshkruajë këtë kontratë.

Nënshkrimin e kontratës e ka konfirmuar edhe presidenti i UFC-së, Dana White, i cili ka thënë se do të takohet me Mayweatherin për kontratën.

“Tani do të filloj punën me ekipin e Mayweatherit”, ka thënë ai.

“Nëse arrijmë marrëveshje me Haymon dhe Mayweather, dueli do të ndodhë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mcgregor-nenshkruan-kontraten-per-duelin-me-mayweatherin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala