Mbyllen 2 mijë e 376 ndërmarrje

Autori:Gazeta Fjala

Mbyllen-bizneset

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se janë mbyllur 2,376 ndërmarrje apo 171 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak.

“Sa i përket regjistrit të bizneseve, në vitin 2016 është shënuar rritje e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara dhe po ashtu rritje e numrit të ndërmarrjeve të mbyllura. Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 10,424 apo 591 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 2,376 ndërmarrje apo 171 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Sipas këtij raporti numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 2,738 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimtarisë me 1,181 ndërmarrje, bujqësisë me 1,090 ndërmarrje dhe hotelerisë me 1,017 ndërmarrje.

“Krahasuar me vitin 2015, pothuajse në të gjithë sektorët është shënuar rritje e ndërmarrjeve të regjistruara. Në sektorin e bujqësisë është shënuar rritja më e lartë e ndërmarrjeve të regjistruara prej 145 ndërmarrje më shumë, pasuar nga sektori i prodhimit që u karakterizua me 134 ndërmarrje më shumë. Sektorët që shënuan numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i tregtisë dhe patundshmërive (165 përkatësisht 16 ndërmarrje më pak)”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

 

165322-oyw8Q8nIWv-735x400

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbyllen-2-mije-e-376-ndermarrje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala