MBPZHR-ja mbështetje për projektet bujqësore të Obiliqit

Autori:Zekirja Shabani

22_03_2019_7399490_22_03_2019

Përmes programeve zhvillimore të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të ofrojë mbështetje për shumë sektor të bujqësisë, duke ndikuar kështu në fuqizimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin. Në kuadër të këtyre programeve mbështetje do të gjejnë edhe fermerët e Komunës së Obiliqit.

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë takimit që pati me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të cilin e ka njoftuar më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe për skemat e reja të mbështetjes.

Ministrja Zivic, ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministren për mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë në vazhdimësi për këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë. Kryetari Gashi e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e  tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbpzhr-ja-mbeshtetje-per-projektet-bujqesore-te-obiliqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala