MBPZHR-ja e përkushtuar në zhvillimin e agrobizneseve

Autori:Gazeta Fjala

18_06_2019_2439568_IMG_5162

Kooperativën e grave “Eva” e cila gjendet në fshatin Videjë të Klinës, gjatë ditës e vizitoi Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic me bashkëpunëtorë, ku aty u pritën nga punëtoret e kësaj kooperative, veçoria e së cilës është që gra shqiptare dhe serbe në harmoni e zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë qendër e cila për konsumatorët e saj ofron mish derri të freskët dhe të tymos të një cilësie të lartë.
Me këtë rast, Ministrja Zivic i përgëzoi gratë e kësaj qendre për punën e madhe që po e bëjnë në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të mishit duke shtuar se përkushtimi dhe puna juaj, ka bërë që tryezat tona të jenë të mbushura me prodhime të freskëta vendore. “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të jetë afër agrobizneseve dhe do të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin e tyre me gjithë potencialin që posedojmë”, tha Ministrja Zivic.

“EVA” është një kooperativë e grave e cila merret me kultivimin e mishit të derrit, të cilin e sigurojnë nga bashkëpunimi me disa ferma të vogla të mbarështimit në zonën e Klinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbpzhr-ja-e-perkushtuar-ne-zhvillimin-e-agrobizneseve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala