Mbi 85 për qind të kosovarëve azilantë Bashkimi Evropian nuk i kthen

Autori:Gazeta Fjala

4

Emigrantët nuk do të kthehen. Të paktën pjesa më e madhe jo. Këtë e tregojnë statistikat. Shtetet e Bashkimit Evropian kanë ndalur së paku 17 mijë kosovarë çdo vit, apo mbi 85 për qind të atyre që kanë kërkuar azil.
Sipas Eurostatit rreth 20 mijë kosovarë kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian brenda vitit. Kjo ndodhi secilin vit.

Përderisa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i Imigrantëve, përkatësisht të kthyerve sillet në rreth 3 mijë persona. Përjashtim bën vetëm viti 2010 ka janë kthyer mbi 8 mijë. Por, një vit më pas, përkatësisht me 2011 ky numër bie në 2 mijë e 988 persona. Kjo ceket qartë në studimin e ASK-së të quajtur “Migrimi Kosovar”.
Statistikat e Eurostatit janë vetëm për ata që kanë kërkuar azil, përderisa nuk llogariten edhe kosovarët që kanë emigruar apo kanë qëndruar në të zezën, pa u lajmëruar fare. Statistikat e ASK-së kanë të bëjnë me numrin e përgjithshëm të të kthyerve, ku përfshihen edhe ata që janë kthyer nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Kjo bën që shifra 85 për qind mund të jetë edhe më e lartë.
Pjesa më e madhe e atyre që kanë emigruar, përkatësisht mbi 30 për qind kanë patur për destinacion Gjermaninë. Afro 20 për qind kanë shkuar në Zvicër, përderisa vendet tjera ku kanë emigruar më së shumti kosovarë janë Italia, Austria dhe Suedia.
Por, trendi i fundit ndryshon. Gjermania vazhdon të jetë destinacioni kryesor. Ndërsa, në vend të dytë është zhvendosur Hungaria, për shkak se është vendi i parë i BE-së të cilin po e ëprdorin si portë kosovarët. Austria e ruan konstant vendin e tretë, përderisa nuk është shënuar ndonjë fluks drejt Zvicrës apo Italisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbi-85-per-qind-te-kosovareve-azilante-bashkimi-evropian-nuk-i-kthen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala