Mbi 34 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

hotel

Prishtina, Peja e Ferizaj janë qytetet që prijnë me numrin më të madh të hoteleve. E në tërë Kosovën janë gjithsej 137 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere.

Kjo sipas raportit “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

E këto hotele në këtë tremujor i kanë shfrytëzuar 34 mijë e 625 persona. Aq ka qenë numri i vizitorëve, ku pjesa më e madhe  e tyre janë vizitorë të Gjermanisë, Shqipërisë dhe Zvicrës.

“Në TM3 2017, numri i vizitorëve ishte 34 625 vizitorë, prej tyre 28.12% ishin vizitorë vendorë dhe 71.88% ishin vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM3 2017 ishte 56 816 bujtje, prej tyre 22.84 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 77.16% janë nga të huajt”, thuhet në raportin e ASK-së.

Rajoni i Prishtinës prin me numrin më të madh të  vizitorëve dhe netëqendrimeve.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka  rajoni i Prishtinës me 18 742 vizitorë dhe 28 524 netëqëndrime.”, thuhet në raportin e ASK-së./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbi-34-mije-vizitore-ne-hotelet-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala