Mbi 21 mijë shkon numri i të prekurve nga gripi sezonal

Autori:Gazeta Fjala

egwergtwer

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se numri i të prekurve nga gripi sezonal ka shkuar në 21 mijë e 350 raste.

IKSHP thotë se aktualisht situata epidemiologjike është nën kontrollë sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mundësia e rritjes së rasteve ekziston.

Vala e gripit në territorin e Kosovës nuk ka pasur intensitet të lartë epidemik, ku njëri nga ndikuesit kryesor pos masave parandaluese ka qenë vaksinimi me kohë gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor i të gjitha grupeve të rrezikut”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Këto shifra të personave të prekur nga gripi janë nga 1 tetori i vitit të kaluar deri më 21 janar të 2018-ës.

3036 raste janë raportuar me Infeksion Respirator Akut, ndërsa 54 raste me Sëmundjen e Rëndë Respiratore Akute.

Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës  thotë se po përcjellin me vëmendje shfaqjen e virusit A(H3N2) në hemisferën jugore (Australi) dhe po përhapet edhe në Europë, e që bënë pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm dhe simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me gripat e zakonshëm, por që mund të shkaktojë komplikime të rënda të sistemit respirator, sidomos te personat e moshuar dhe ata me imunitet të dobësuar nga sëmundjet kronike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbi-21-mije-shkon-numri-i-te-prekurve-nga-gripi-sezonal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala