Mbi 200 mësimdhënës do t’i nënshtrohen fazës së parë të vlerësimit

Autori:Zekirja Shabani

mesimdhenesit...-520x320

Mësimdhënësit e Kosovës do t’i nënshtrohen një vlerësimi, proces ky i cili sipas ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është një proces shumë i rëndësishëm për sistemin para-univerzitar në Kosovë ndërsa shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar faza e vlerësimit të mësimdhënësve.

“Qëllimi i matjes së perfomancës së mësimdhënësve ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht qëllimin kryesor e ka që të ngritet cilësia në arsimin parauniverzitar në Kosovë. Sipas kësaj kornize, pra, të gjithë mësimdhënësit duhet të kenë një përgatitje të lartë të secilës lëndë që mësimdhënësit i paraqësin nxënësve të tyre, kjo do përgatitje dhe shkathtësi të nevojshme, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm në karrierë”, tha Bytyqi.

Sipas tij ky vlerësim është i bazuar në 4 fusha dhe 7 standarde, ku mësimdhënësit do të duhet të plotësojnë këto kritere, të bazuara në kornizën e miratuar nga Ministria e Arsimit.

Bytyqi sqaroi se për fazën e parë fillestare janë përzgjedhur edhe shkollat e para, dhe mësimdhënësit e parë që do t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.

“Për këtë fazë është paraparë që të jenë diku 217 mësimdhënës të parë që do t’i nënshtrohen fazës së matjes së perfomancës. Ajo çka duhet të nënkuptohet nga mësimdhënësit është se … faza do të përfshijë katër komponentë të përcaktuar për vlerësimin, këto komponente do të ndahen në katër grupe. Grupi i parë do të quhet matja e performacës së brendshme, dhe dy komponentet tjera që quhen matja e performacës së jashtme”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha se pas vlerësimit mësimdhënësit do të ndahen në katër grupe në bazë të rezultateve që kanë treguar. Mirëpo, në rast të dështimit ata do të mund edhe të paraqesin ankesë.

“ Në rastin kur një mësimdhënës do të mund të vlersohet si i paknaqëshëm me ketë vlerësimin e performacës që do të thotë se nuk do të mund të rilicensohen, atëherë këta do të mund t’i nënshtrohen një rivlerësimi të ardhshëm pas një viti duke i plotësuar kriteret të cilët janë vlerësuar me vlerësim të dobët”, tha Bytyqi.

Njëra nga fazat e këtij procesi është edhe vetvlerësimi nga mësimdhënësit.

Drejtori i Inspektoriatit në MASHT, Defrim Gashi tha se faza e vetvlerësimit do të gjykohet nga vet drejtori i shkollës.

“Vetvlerësimi e nënkupton ku i ipet e drejtë mësimdhënësit, pra çdo mësimdhënës të shpreh aftësitë e veta në harmoni me përgatitjet që ka dhe atë vetvlerësim do ta gjykojë drejtori i shkollës, nëse ato qëndrojnë apo jo dhe më pastaj do të shkojnë tek Inspektoriati, i cili është sita e fundit nës konstatimin e gjendjes faktike”, u shpreh Gashi

Komunat e para që do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit të mësimdhënësve do të jenë: Prishtina, Drenasi, Mitrovica, Vushtria, Skenderaji, Gjakova, Prizreni, Gjilani dhe Ferizaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbi-200-mesimdhenes-do-ti-nenshtrohen-fazes-se-pare-te-vleresimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala