Mbi 1500 persona u diagnostifikuan me kancer në 2017-ën

Autori:Gazeta Fjala

ballina-1000x500

Aidës nga Prishtina, nuk iu deshën më shumë se dy vite pasi u diagnostikua me kancer që të ndërronte jetë. Dhimbjeve që i shkaktonte kjo sëmundje, ajo nuk mundi që t’u përballojë më shumë se kaq.

Menjëherë pas diagnostikimit, udhëtoi për në Gjermani me shpresën që do të gjente ilaç për sëmundjen e saj. Por, as mjekimi jashtë vendit e mijëra euro të shpenzuar nuk i ndihmuan që të gjejë shërim. Ajo ndërroi jetë duke lënë kështu që të tre fëmijët e vegjël.

Rast të njëjtë me Aidën kanë edhe shumë femra të tjera në tërë Kosovën. Numri i personave që po vdesin nga kjo sëmundje në vendin më të varfër në rajon, vetëm sa po vjen duke u rritur nga viti në vit.
Vetëm në vitin e kaluar janë shënuar mbi 1 mijë e 500 raste të reja me kancer, duke e rritur këtë shifër nga viti 2015 për 300.

“Numri i personave që kanë qenë të diagnostikuar me kancer në vitin 2015 ka qenë 1 mijë e 236 persona, ndërsa në vitin 2017 me këtë sëmundje janë regjistruar edhe 1 mijë e 539 raste të reja”.

Kështu ka thënë për Infokusin vet zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu.

Fazliu ka thënë se grup mosha më e prekur nga kanceri është mosha e mesme (mbi 50 vjet). Gjersa thotë se kjo sëmundje tek moshat e reja është më e rrallë.

“Rritja e numrit të të prekurve vazhdon me rritjen e moshës”, ka thënë Fazliu për Infokusin.

Sipas të dhënave të kësaj Ministrie, numër i madh i pacientëve me këtë sëmundje vizitojnë klinikën e Onkologjisë me shpresë se do të gjejnë ilaq. Të prekur nga kjo sëmundje në Onkologji shkojnë pacientë nga të gjitha rajonet e Kosovës, Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës. Madje, për disa sëmundje ka që vijnë edhe nga Shqipëria.

“Në klinikën e onkologjisë vijnë nga të gjitha regjionet e Kosovës, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë dhe për disa sëmundje specifike vijnë edhe nga Shqipëria”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë drejtuar Infokusit.

Kjo klinikë për të prekurit nga kanceri ofron mjekim sistematik, radioterapi dhe mjekim invaziv.
Por, Fazliu thotë se numri i pacientëve që e shfrytëzojnë mjekimin jashtë vendit është i vogël. Por, thotë se edhe ata që udhëzohen për trajtim janë pacientë që kanë nevojë për disa lloje të rrezatimeve që nuk ofrohen në Kosovë.

“ Në përgjithësi pacientët që janë udhëzuar për trajtim janë pacientë që kanë pasë nevojë për disa lloje të rrezatimeve te kokës të cilat nuk mund të ofrohen në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi i SHSKUK-së për Infokusin.

Ndryshe, për ta parandaluar kancerin e gjirit tek gratë, para disa viteve është vënë në funksion mamofrafi mobil i cili u vu në shërbim të grave të cilat duan ta bëjnë falas kontrollin e gjirit.

Grupi i grave deputete ishte grupi që ka iniciuar blerjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje gjitha gratë në gjithë territorin e Kosovës të kryejnë kontrollet e gjirit./Infokusi cialis buy Red Viagra purchase

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbi-1500-persona-u-diagnostifikuan-me-kancer-ne-2017-en/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala