Mbi 100 mijë kosovarë jetojnë nga sociali

Autori:Gazeta Fjala

no-money-para-poor-varfer

26 mijë e 303 familje në Kosovë, me 107 mijë e 575 anëtarë kanë jetuar vitin e kaluar vetëm nga “sociali”.

“Numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në vitin 2016 ishte 26,302. Krahasuar me vitin 2015 numri i familjeve që kanë përfituar nga kjo skemë ka shënuar rritje për 359 familje”.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale 2016”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

Por, nuk është se të gjitha familjet marrin shumën e njëjtë të parave. Shuma e parave varet nga numri i anëtarëve të familjes.

Familja që ka një anëtarë, merr social në shumë prej 50 eurove, ajo me dy anëtarë merr 68 euro e 75 cent, me tre anëtarë 75 euro, me katër anëtarë 81 euro e 25 cent, me pesë anëtarë 87 euro e 50 cent… dhe me 15 anëtarë marrin 150 euro ndihmë sociale./Gazeta Fjala/.

sociali

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbi-100-mije-kosovare-jetojne-nga-sociali/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala