Mbeturinat e ‘mbulojnë’ stadiumin “Fadil Vokrri”(Foto)

Autori:Gazeta Fjala

best projector under $500

Ndeshja e parë në stadiumin e rinovuar të Prishtinës tashmë të quajtur “Fadil Vokrri” u zhvillua të hënën mes Dritës dhe Prishtinës në kuadër të Superkupës së Kosovës.

Rreth 10 mijë tifozë ishin mbledhur në stadiumin e qytetit për të përcjellë këtë ndeshje.

Kjo ndeshje është  vëzhguar  edhe nga drejtues  të UEFA-s, të cilët ende nuk e kanë dhënë verdiktin final rreth licencimit të stadiumit.

Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës kishte bërë të gjitha përgatitjet rreth sigurisë së tifozëve dhe kishte bërë gjithçka në mënyrë që mos të lejohet futja e gjësendeve në stadium,  tifozët nga Gjilani ‘Intelektualët’  kishin gjetur një mënyrë që mjetet piroteknike t’i fusin brenda dhe t’i hedhin  gjatë lojës.

Ndeshja u zhvillua të hënën, të martën ishin përfaqësues të UEFA-s për vlerësim edhe gjatë ditës në stadium e të mërkurën përreth tij, gjendja ishte e tmerrshme.

Mbeturinat e kanë mbuluar përreth Stadiumin, e kompania për pastrimin e saj nuk është marr me këtë çështje.

Një imazh si ky, ishte pamja e parë që ekipi i UEFA-s do e mbajnë si kujtim.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbeturinat-e-mbulojne-stadiumin-fadil-vokrrifoto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala