Mbappe kthehet kundër Realit

Autori:Gazeta Fjala

mbappe

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, ka thënë se Kylian Mbappe, do të jetë i gatshëm që të luajë në ndeshjen ndaj Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Francezi u lëndua vikendin e kaluar, gjegjësisht në ndeshjen ndaj Lyonit në Ligue 1, por rikthimi i tij duket shumë afër mendsh.

“Ai dëshiron që të luajë, por mjekët i kanë thënë se duhet të jetë i durueshëm”, tha Emery për mediat.

“Do ta shohim nesër. Është e rëndësishme që ai të rikthehet në formë të mirë”.

“Ka ende katër lojë për t’u luajtur”, vijoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbappe-kthehet-kunder-realit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala