Mbappe ia ben like Real Madridit (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

mbappe_1495018482-9519411

Kyllian Mbappe, ylli i Monacos, ka shtuar zërat për një transferim të mundshëm te Real Madridi

Sulmuesi i talentuar i Monacos, Kyllian Mbappe ia ka bërë like (ka pëlqyer) një foto të Karim Benzemas dhe Raphael Varane në Instagram, të cilën e kanë publikuar para nisje për në Vigo, ku sonte do të luajnë me Cletan.

Ky pëlqim i fotos nga francezi i talentuar ka bërë që e përditshmja sportive madrilene, AS, të shtojë zërat për një transferim të mundshëm të Mbappe në Real Madrid.

Drejtuesit e Los Blancos nuk e kanë fshehur dëshirën që ta transferojnë Mbappe në Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere.

Madje, klubi mbretëror është i gatshëm të shpenzoj për yllin e ri të Francës deri në 100 milionë euro. Por, interesim për Mbappen kanë shfaqur edhe ekipet si: Barcelona, Arsenal, Chelsea, Juventus, Inter e  PSG. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbappe-ia-ben-like-real-madridit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala