Mbahet forumi i sektorit energjik Shqipëri-Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

consumi-energia-elettrica-1200x630

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka slt do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar ‘Bashkimi i tregut në sektorin e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës – Roli i krijimit të shkëmbimit të përbashkët të energjisë në këtë proces”.

Të pranishëm në këtë forum, përveç  drejtuesve  të Ministrive respektive, Valdrin Lluka dhe Damian Gjiknuri, do të jenë edhe përfaqësues të TKE-së, USAID dhe operatorët e energjisë.

Forumi mbahet në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Forumi organizohet nga Konfindustria, me mbështetjen e Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mbahet-forumi-i-sektorit-energjik-shqiperi-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala