Maska magjike për flokë që shkëlqejnë

Autori:Gazeta Fjala

bigstock-Hair-Beauty-Fashion-Model-Wom-46084939-800x507

Secila grua ëndërron për flokë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme.

Receta e mëposhtme ka vetëm një përbërs që me shumë gjasë e keni në shtëpi – qepa e kuqe.

Qepët e kuqe janë të pasura me sulfur, që nxisin prodhimin e kolagjenit që është shumë e rëndësishme për rritjen e flokëve.

Rezultatet e para shihen pas një muaji të përdorimit të rregullt të këtij tretmani.

Receta

Grini 2-4 qepë dhe nxjerrini lëngun prej tyre.

Aplikojeni këtë lëng në kokë duke e masazhuar lehtësisht.

Lëreni të qëndrojë për 15 minuta, e nëse keni kohë, lëreni të qëndrojë për gjysmë ore.

Më pas, lani flokët tuaja normalisht.

Bëjeni këtë tretman rregullisht dy herë në muaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/maska-magjike-per-floke-qe-shkelqejne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala