Mashtrimet me monedhat dixhitale

Autori:Gazeta Fjala

bitcoin-2-1024x614

Mashtruesit e kriptovalutave po përdorin imazhe të famshëm dhe adresat e të pasurve në Londër për të mashtruar konsumatorët, tha Autoriteti i Drejtimit Financiar të Britanisë.

Paralajmërimi, i bërë fillimisht në qershor të këtij viti, u ripranua në faqen e internetit të FCA ditën e premte. Kriptovaluta të tilla si Bitcoin dhe Etherum nuk janë të rregulluara në Britani dhe FCA tha se ka regjistruar një numër në rritje të mashtrimeve të investimeve që pretendojnë të ofrojnë kthime më të larta investimesh.

Sipas FCA-së, konsumatorët e Britanisë së Madhe janë duke raportuar gjithnjë e më shumë mashtrime të investimeve të lidhura me kriptovaluatat.

“Mashtruesit e monedhave dixhitale priren të reklamojnë në mediat sociale shpesh duke përdorur imazhet e personave të famshëm për të promovuar investimet e tyre në kriptovaluta”, thuhet më tej në një deklaratë të Autoritetit.

Por, nisur nga fakti se kriptovalutat nuk janë të rregulluara në Britaninë e Madhe, konsumatorët nuk mund të marrin mbrapsht paratë e tyre dhe nuk mund të mbrohen nga Skema e Kompensimit të Shërbimeve Financiare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mashtrimet-me-monedhat-dixhitale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala