Masat që morën vendet e botës për uljen ndotjes së ajrit, shembujt që mund t’i marrë Prishtina

Autori:Gazeta Fjala

ndotja-e-ajrit

Prishtina, është ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë dhe jo rrallë herë është radhitur në vendin e parë.

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) ndotja e ajrit është rreziku i vetëm i madh për shëndetin mjedisor dhe publik në Evropë, duke shkaktuar rreth 467 mijë vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2013, transmeton lajmi.net

Kontributin më të madh në ndotjen e ajrit në zonat urbane të Evropës e bën trafiku. Automjetet, në veçanti ato me naftë, lëshojnë sasi të mëdha të tymit i cili hynë në mushkëritë tona me ajrin që thithim.

Shumë vende të Evropës kanë pasur probleme me ndotjen e ajrit, por kanë hartuar strategji të ndryshme për t’iu shmangur këtij problemi dhe për të përmirësuar kualitetin e tij. Por si e kanë tejkaluar këtë problem vendet e botës iu sjellim shembujt më poshtë:

Paris

Parisi ka ndaluar makinat në shumë lagje qëndrore gjatë fundjavave, bën transportin publik falas gjatë ngjarjeve të mëdha dhe inkurajon programet për ndarjen e makinave dhe biçikletave. Organizimi i çarkullimit me biçikleta dhe përdorimi i transportit urban është strategji që i ka kryer punë shumë Parisit.

Belgjika

Në Belgjikë, politikanët duan të ndalojnë shitjen e të gjitha veturave me benzinë dhe naftë nga viti 2025 duke lejuar vetëm ato elektrike dhe me hidrogjen. Ligji i ri i propozar i cili do të lejonte secilin që tashmë zotëron një makinë me benzinë ose naftë do të vazhdonte përdorimin e saj. Gjithashtu, Belgjika ka krijuar hapësira të gjelbra dhe ka përkrahur programet për organizimin e çarkullimit me biçikleta.

Freiburg

Freiburg në Gjermani ka 500 km rrugë biçikletash, tramvaje dhe sisteme të lira, efikase të transportit publik. Në këmbim që njerëzit në këtë qytet të jetojnë pa makinë u ofrohet strehim më i lirë, transport publik falas dhe hapësira të shumta rekreative.

Kopenhaga:

Kopenhaga i jep rëndësi shumë biçikletave si të gjitha qytetet tjera evropiane. Pjesë të mëdha në qytet janë të mbyllura për çarkullim të automjeteve dhe çdo herë e më shumë krijohen hapësira të gjelbra.

Oslo dhe Helsinki

Dy qytetet skandinave planifikojnë që 5 deri në 10 vitet e ardhshme të shumfishojnë hapësirat e çarkullimit me biçikleta dhe rritjen e hapësirave të gjelbruara brenda qyteteve. Për njerëzit që jetojnë dhe lëvizin brenda qytetit pa makinë do të krijohen favore të ndryshme, nga lirimet në pagesa e deri tek transporti urban falas.

Disa nga mënyrat pra që të përmirësohet cilësia e ajrit i njohëm edhe më lartë nga qytetet dhe shtetet e njohura të Evropës. Pra, duhet që në mënyrë të organizuar të funksionalizohet trafiku urban dhe sa më shumë të vetëdijësohen banorët se makinat janë të panevojshme për lëvizje brenda qytetit, e gjithashtu për këtë është e nevojshme funksionalizimi i rrugëve për çiklistë.

Nëpër qendrat e qytetit dhe zona të caktuara duhet të rregullohet komunikacioni në atë mënyrë që të ndalohen të hyjnë makinat dhe pjesa më e rëndësishme ndoshta është që të krijohen sa më shumë hapësira të gjelbra brenda qyteteve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/masat-qe-moren-vendet-e-botes-per-uljen-ndotjes-se-ajrit-shembujt-qe-mund-ti-marre-prishtina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala