Martohet këngëtarja e famshme, dalin fotot brenda dasmës madhështore

Autori:Gazeta Fjala

mbmbmb

Ellie Goulding dhe Caspar Jopling kanë ndarë foto brenda ceremonisë së tyre martesore.

Këngëtarja, 32 vjeçare dhe burri i saj, 27 vjeç, kurorëzuan dashurinë e tyre me një aheng madhështor, me shpenzimet që kapin shuma marramendëse,

Dyshja lidhën nyjën në një ceremoni zyrtare fetare në Katedralen e York Minster të shtunën me shumë yje të ftuar, duke përfshirë Katy Perry dhe Orlando Bloom, James Blunt dhe Sarah Ferguson, për të zhvendosur më vonë ahengun në Castle Howard.

Fotografitë e mrekullueshme dëshmojnë se nusja ka ndërruar katër fustane të pabesueshme nusërie gjatë ditës së saj më të veçantë.

Një një fotografi tjetër shihet Ellie duke ndarë një puthje pasionante me Caspar jashtë shtëpisë gjatë prerjes së tortës, ndërsa më të dashurit dhe miqtë e tyre shikonin.

Veshja e dasmës së këngëtares thuhet se ka marrë më shumë se 640 orë për të bërë dhe paraqiti inicialet e çiftit të qëndisura në vello dhe jakë.

Ellie gjithashtu ftoi kompozitorin e saj të preferuar, Ola Gjeilo të Norvegjisë për të performuar në shërbim, krahas korit të Universitetit Royal Holloway të Londrës.

Vetëm për lulet ajo ka shpenzuar 20 mijë dollarë. Në cermoni u lëshuan hitet e grupit të famshëm të viteve të 90-ta Spice Girls.

‘Këtë fundjavë u martova me dashurinë e jetës sime, në vendin e Zotit, e rrethuar nga njerëzit që unë i dua. Ndihem mirënjohëse. Faleminderit përjetësisht për të gjithë të përfshirë në një ditë kaq të veçantë për ne. Unë kurrë nuk do ta harroj përkrahjen dhe bujarinë tuaj. Të dy ju dërgojmë kaq shumë dashuri dhe përqafime’, është shprehur këngëtarja pas dasmës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/martohet-kengetarja-e-famshme-dalin-fotot-brenda-dasmes-madheshtore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala