Marquez, kampion i botës në MotoGP

Autori:Gazeta Fjala

mar_1510499073-6199857

Marc Marquez ia doli sërish. Piloti spanjoll i Hondës shkroi një faqe tjetër të historisë së Botërorit të MotoGP-së, duke u shpallur kampion bote për të 6-n herë, e katërta në kategorinë më të lartë të këtij kampionati, MotoGP.

24-vjeçarit katalanas i mjaftoi vendi i tretë pas Pedrosës dhe pilotit tjetër Zarko, për të siguruar këtë titull botëror, i dyti radhazi pas atij të vitit të kaluar.

Megjithatë, për Marquez pati një moment frike gjatë garës, me spanjollin që rrezikoi të rrëzohej kur ishte duke kryesuar garën, diçka të cilën nuk mundën ta evitonin si rivali i tij, Andrea Dovizioso, ashtu dhe Jorge Lorenzo, duke ia lehtësuar dretyrën spanjollit 5 xhiro nga fundi i garës.

Përsa i përket këtij çmimi të madh, Johann Zarco ishte ai që e kryesoi për shumë kohë, por në xhiron e fundit, francezi u parakaluar nga Dani Pedrosa, si për të kompletuar festën e skuadrës së Hondës që edhe këtë vit ishte superiore kundrejt skuadrave të tjera të MotoGP-së, ndërkohë që Marquez bëri diferencën mes pilotëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/marquez-kampion-i-botes-ne-motogp/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala