Maqedoni: ”Vdekje për shqiptarët” në Ditën e Flamurit (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_31480316697-e1480318727364

Nuk ka kaluar një javë nga shkatërrimi i Shtëpisë së Alfabetit Shqiptar, në Manastir janë hedhur të tjera pllakate me mbishkrime “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”.

Kësaj radhe mbishkrimet janë vendosur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”. Pllakatet e vendosura janë të njëjta me ato që u vendosën më 22 nëntor te Shtëpia e Alfabetit, në përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, kur edhe u shkatërrua Shtëpia Muze.

Provokime të tilla ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjeve te Muzeu i Alfabetit. Për shkak se autorët nuk zbulohen asnjëherë nga policia, shumë analistë supozojnë se pas këtyre dëmtimeve qëndrojnë partitë në pushtet, të cilat mënyrën më të lehtë e për të fituar zgjedhjet e kanë nxitjen e urrejtjes ndëretnike.

Për këtë arsye, analistët apelojnë që shqiptarët të votojnë kundër partisë në pushtet, sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndalen këto lloj provokime, shkruan gazeta maqedonase, Lajmpress.

screenshot_21480316699

screenshot_31480316697

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/maqedoni-vdekje-per-shqiptaret-ne-diten-e-flamurit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala