MAP jep para për reforma në administratë publike, qeveria shton ministritë (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

qeveria-dhe-be-ja-debat-p-euml-r-e-administrat-euml-s-publike_hd

Ministria e Administratës Publike ka planifikuar ti jap 10 mijë euro për ta vlerësuar reformën në administratën publike.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës e cila u krijua javën e kaluar i ka shtuar edhe dy ministri duke e çuar në 22 numrin e tyre, shkruan Gazeta Fjala.

Aktualisht në sektorin publik të punësuar janë mbi 80 mijë njerëz, ani pse rekomandimet e FMN-së dhe institucioneve tjera ndërkombëtare janë për reduktim drastik të numrit të te punësuarve.

Këtë reformë nuk e kanë përfillur të gjitha qeverisjet që nga shpallja e pavarësisë. Përkundër rekomandimeve që numri i ministrive të bie, qeveria e Haradinajt i ka krijuar edhe dy sosh.

Së fundi Ministria e Administratës Publike ka shpallur tender për ta matur këtë reformë.

10 mijë euro para të taksapaguesve do të shkojnë për ta matur një reform e cila ende nuk e ka parë askush së është duke ndodhur. /Gazeta Fjala/

admin

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/map-jep-para-per-reforma-ne-administrate-publike-qeveria-shton-ministrite-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala