Manchester United e shkatërron Newcastle Unitedin

Autori:Gazeta Fjala

manchester

Manchester United ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-1 në “Old Trafford” ndaj Newcastle United, në rikthimin e Paul Pogbas, i cili nisi ndeshjen nga fillimi dhe Zlatan Ibrahimovicit, që u fut si zëvendësues në pjesë të dytë.

“Djajtë e Kuq” iu rikthyen fitoreve në Premier Ligë, pas humbjes që pësuan në ndeshjen e kaluar ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”, shkruan Express.

Mysafirët e befasuan skuadrën e “The Special One”, duke kaluar në epërsi në minutën e 14-të.

Pogba tregoi sa i ishte nevojitur Jose Mourinhos pasi pasoi për Anthony Martialin, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 37-të. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Smalling shënoi për ta përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 për Manchester. Nuk vonoi shumë në pjesë të dytë dhe Pogba shënoi në rikthimin e tij, duke e ngritur në 3 me 1 rezultatin në minutën e 54-të.

Pas më pak se 20 minutave, më saktë në minutën e 70, Lukaku shënoi gol të bukur për 4-1. Rreth 15 minuta para përfundimit, Zlatan Ibrahimovic bëri rikthimin e shumëpritur pas lëndimit të gjatë. Pas 12 xhirove, Manchester United ka tetë fitore, dy barazime dhe dy humbje. “djajtë e Kuq” renditen në vendin e dytë në tabelë me 26 pikë.

Ndërkohë, Newcastle mbetet e 11-ta me 14 pikë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/manchester-united-e-shkaterron-newcastle-unitedin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala