Mamografi mobil dërgohet edhe në Burgun e Grave

Autori:Gazeta Fjala

kanceri-i-gjirit_1507386468-7758717

Mamografi Mobil është dërguar edhe për gratë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë Ableard Tahiri. Ai thotë se me këtë atyre, që në një periudhë të jetës kanë rënë ndesh me ligjin dhe ndodhen në burg, u garantohet e drejta për qasje në shërbime mjekësore.

“Zbulimi i hershëm është tejet i rëndësishëm për parandalimin e kancerit në gji. Ky Mamograf është iniciativë e grave deputete, të udhëhequra nga Blerta Deliu-Kodra”, ka shkruar ai.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mamografi-mobil-dergohet-edhe-ne-burgun-e-grave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala